Prej fillimit të verës, Trump do të udhëtojë me ‘bishën’ që kushton 15.8 milionë dollarë (Foto)

Beast 2.0 është limuzina nga Cadillac, që po i kryhen punimet e fundit

P presidentit Trump, pajiset shumë më herët me këtë limuzinë, pasi pritej të jetë gati pas afro dy vitesh, transmeton Telegrafi. E njohur vetëm si Beast 2.0, kjo makinë do të hyjë zyrtarisht ën funksion gjatë fillimit të verës. Fillimisht, është pritur që një limuzinë presidenciale të prezantohej në ditën kur Trump bëri inaugurimin më 2017, po nuk kishte qenë gati në atë kohë.

Raportohet se Shërbimi Sekret, e ka në duar limuzinën e fundit presidenciale, ndërsa po bënë kontrollet e fundit para se ta kthejë sërish te prodhuesi për rregullimet përfundimtare. “E kemi kryer obligimin tonë dhe makina është te klienti” ka thënë shkurt Johann de Nyschen, që është zyrtari më i lartë në Cadillac. Në anën tjetër, zyrtarët nga presidenca kanë dhënë se makina është pranuar prej pjesëtarëve të sigurisë, që kanë kryer edhe intervenimet e fundit, ndërsa publiku mund ta shohë gjatë verës. Deri më tani, janë parë disa limuzina nga Cadillac, të mbuluar me shtresën për kamuflazh, por që asnjëra nuk do të ngjajë aktualen, që mund ta shihni më poshtë. Qeveria Amerikane dhe Cadillac, kanë nënshkruar një kontratë prej 15.8 milionë dollarëve, për punimin e kësaj makine të rëndësishme.

Sikur limuzina e tanishme presidenciale, ‘bisha’ e re do t’i ketë dyert e sforcuara, xhamat me një shtresë të trashë materiali që nuk lejon depërtimin e plumbit, teknologji që ndalon efektet e eksplodimeve dhe sistem të ajrosjes që ndalon përhapjen e sulmeve biologjike. Të dhëna shtesë mbi sistemin e sigurisë, janë të ndaluara për shkak se mund ta vënë në rrezik presidentin dhe stafin që udhëton me të.

Prej vitit 1993, Cadillac është kujdesur që t’i prodhojë limuzinat e presidentëve amerikan, gjë që e konsideron një veçori shumë të rëndësishme. “Është pjesë e trashëgimisë dhe traditës sonë, kemi transportuar presidentët në të kaluarën dhe vazhdojmë edhe në të ardhmen” ka thënë Nyschen. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme