Problemet më të shpeshta shëndetësore të 60-vjeçarëve

Një në tre të moshuar e konsideron gjendjen e tij shëndetësore si të keqe, ose shumë të keqe. Sipas një studimi të realizuar nga shoqata e gerontologjisë, prezantuar nga lidhja e gazetarëve të shëndetit, ky vetëperceptim negativ ishte shumë më i lartë në zonat rurale, si dhe në individët shumë të moshuar.

Nga anketimi i realizuar me më shumë se 1 mijë të moshuar mbi 60 vjeç, sipas studimit që e transmeton Panorama, rezultoi se sëmundjet kardiovaskulare janë ankesa më e zakonshme dhe një ndër patologjitë që çon në mortalitet. Për të vijuar më pas, nisur nga shkalla e riskut, me hipertensionin, diabetin, pneumonitë, osteoporozën si edhe sëmundjet infektive.

“Prevalenca e sëmundjeve kronike ishte e lartë, ku një ndër dy të moshuar (48%) të përfshirë në studim raportuan praninë e të paktën një sëmundjeje kronike. Në mënyrë specifike, nga individët që raportuan praninë e të paktën një sëmundjeje kronike, rreth 65% vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare; 25% e të moshuarve kishin diabet; 32% sëmundje gastrointestinale dhe hapatologjike; dhe 37% sëmundje të traktit respirator”, nënvijëzohet në raport.

Demenca dhe Alzheimeri

Ndonëse ka mbetur në hije, demenca dhe alzheimeri janë po ashtu patologji që po ndeshen gjithnjë e më shpesh në këto grupmosha, por mungesa e informacionit nga ana të moshuarve ka bërë që ato të mos raportohen prej tyre gjatë anketimit. “Demenca dhe alzheimeri janë pothuajse të paprekura, ndërkohë që në vendet e tjera trajtohen më tepër. Ajo që ne konstatojmë është se po shtohen të moshuarit, që kanë probleme me autonominë. Ky është një tregues se gjendemi përballë një situate me shtim të rasteve. Në këto kushte, çfarë ka rëndësi është hetimi i këtyre sëmundjeve në fazat e hershme”, vuri në dukje Alban Ylli, ekspert për sëmundjet kronike dhe politikat shëndetësore në ISHP.

Humbja e shikimit dhe problemet me dëgjimin janë po ashtu të përhapura në mesin e të moshuarve. “Mbi 40% e të moshuarve kishin zbehje ose humbje të shikimit, konditë e cila ishte më e lartë në zonat periurbane dhe rurale (një ndër dy të moshuar) dhe në personat shumë të moshuar (74%). Nga ana tjetër, një ndër katër të moshuar kishte ulje të ndjeshme ose humbje të dëgjimit, me një prevalencë më të lartë në zonat peri-urbane dhe rurale të vendit (mbi 30%) dhe në individët shumë të moshuar (një ndër dy persona)”, theksohet në raport.

Angazhimi social

Përveçse njohjes me problemet shëndetë- sore, studimi hedh dritë po ashtu edhe mbi nivelin social-ekonomik të kësaj kategorie si edhe ofron një qasje ndaj angazhimit apo prirjes, që ato kanë për të qenë aktiv në jetën sociale. “Në tërësi, një ndër tre të moshuar (rreth 38%) në vendin tonë e konsideron veten si të varfër ose shumë të varfër nga pikë- pamja ekonomike”, thuhet në raport. Sa i takon pjesëmarrjes së tyre shoqërore, vetëm 18 për qind prej tyre raportuan se ishin të angazhuar në organizata të ndryshme shoqërore. Të tjerët në pjesën dërrmuese bënin një jetë të izoluar dhe të shkëputur nga aktivitetet sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme