Procesi i integrimit mund të zgjasë 15 vjet

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian do të jetë një proces mjaft i vështirë dhe i gjatë i cili mund të zgjasë për plot 15 vjet.

 

Nisur me një proces të stagnuar të liberalizimit të vizave i cili edhe më shumë e zhargit tërë procesin drejtë BE-së. Pushteti fajëson politikat evropiane për stagnimin e procesit, derisa opozita drejton gishin tek pushtetarët si shkaktarë të izolimit të Kosovës, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para pak ditësh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian kritikoi BE-në se po përdor standarde të dyfishta karshi Kosovës.

Sipas tij, qasja e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është krejtësisht e padrejtë. “E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave”, deklaroi Thaçi.

Ngjashëm u shpreh edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili për ngecjen në procesin e integrimit ia hodhi fajin BE-së po ashtu. Pavarësisht këtyre, ish-shefja e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, vlerësoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt integrimit. /Zëri

Lini Një Koment