Profili i kryespiunes së CIA-s

Sipas profilit të saj zyrtar, Haspeli hyri në CIA në vitin 1985 dhe ka një përvojë të gjerë në operacione jashtë Amerikës duke përfshirë edhe destinacione me profil të lartë si Londra, duke drejtuar  shumë nga këto zyra jashtë Amerikës. Në Shtëpinë e Bardhë ka mbajtur postin e zëvëndësdrejtoreshës të NCS (shërbimi klandestin kombëtar), ka qenë shefe kabineti për drejtorin e të njëjtit departament si dhe zëvendësdrejtoreshë e inteligjencës jashtë dhe për aksione të fshehta. Ka marrë çmimin “George H. W. Bush” për luftën kundër terrorizmit, çmimin “Donovan”, medalja e Meritës në inteligjencë si dhe çmimin Presidencial të Rangut, çmimi më prestigjioz ndër shërbimet publike në nivel kombëtar. Lindi në 1956 dhe është 61 vjeçe, por pak dihet për jetën e saj personale. Kur filloi ngjitjen si zëvendësdrejtoreshë doli një e kaluar si drejtoreshë e një “black site-i”, një burg sekret në Tajlandë.

Haspel ka qenë në krye të operacionit “sytë e maces”, ku Abu Zubaida dhe Abd al Rahim Al Nashiri, të dyshuar për lidhjet me grupin terrorist të Al Qaeda-s u pyetën për të marrë informacion. Në 2009 presidenti Barack Obama e çmontoi “black site” e CIA-s, por Trump-i ka treguar në të kaluarën se ka qëllim të riinstalojë. Këto burgje klandestine jashtë Amerike që kanë funksionuar nga 2003-2005 lejonin që shërbimet e inteligjencës të merrnin informacione pa qenë nevoja për praktika ligjore dhe njerëzore që ekzistojnë në Amerikë.

Trumpi është i bindur se marrja në pyetje në këto burgje sekrete ka dhënë fryte. Pas Tajlandës Haspeli ka punuar në 2005 si shefe e kabinetit të Jose Rodriguez-it, drejtor i shërbimit klandestin kombëtar. Mike Pompeo e ka përshkruar Haspelin si një lider të lindur me aftësi të pazakonta duke i frymëzuar ata me të cilët punon. Megjithatë ka edhe nga ata që janë skeptikë. “E kaluara e saj e bën të papërshtatshme për këtë pozicion,” -tha një nga demokratët në një letër drejtuar Trumpit. “Ajo është thjesht e jashtëzakonshme,” – tha Mike Morell-i, ish drejtor i CIA-s dhe një opozitar i Trumpit.

Posti i zëvendësdrejtorit nuk kërkon ratifikim dhe kjo është arsyeja se  pse nuk pati polemika kur u vendos para një viti, por ngjitja e saj në kreun e shërbimeve inteligjente pritet të shkaktojë një debat në senat dhe Haspel do të jetë e detyruar të thirret për t’u përgjigjur pyetjeve. / bota.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme