Prokuroria nis hetimet, e cilëson vrasje të rëndë vdekjen e 16- vjeçarit në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje për vdekjen e një 16- vjeçari sot në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. Viktima është mashkull, bëhet fjalë për personin me inicialet A.Z (16 vjeçar).

Deri më tani nuk ka të arrestuar, policia po merret me identifikimin e personave të dyshuar ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast i cili është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Pas ekzaminimeve fillestare lidhur me rastin e siper shenuar, njesitet policore kane konstatuar se behet fjale per vrasje. Viktima e ketij rasti eshte A.Z mashkull 16 vjeç, trupi i pajete i te cilit me urdher te prokurorit te shtetit eshte derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore per obduksion”, njoftoi zëdhënjësja e policisë, Flora Ahmeti për Gazetën Express.

“Aktualisht njesitet policore jane duke ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per sqarimin e te gjitha rrethanave qe kane te bejne me kete ngjarje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar”- tha tutje Ahmeti.

Rasti nga ana e prokurorit të shtetit eshte cilësuar si vrasje e rëndë.

Lini Një Koment