Pronari i dyqanit të celularëve digjet në tavolinën e punës /PAMJE TE RENDA

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin e parë zyrtar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në një dyqan celularësh, ku mbeti i plagosur punonjësi, njëherësh pronar i dyqanit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një  dyqan celularësh  në pronësi të  Gentian Hoxhës 34 vjeç. “Ai ishte duke punuar dhe në punë e sipër ka ndodhur një shpërthim nga lëndë ende e papërcaktuar”, thotë policia.

Si pasoje është dëmtuar 34-vjeçari i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Policia sqaron së Gentian Hoxha ishte duke punuar në dyqanin e tij, derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, – përfundon njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës.

 

Lini Një Koment