Pse Gjermania nuk po merr pjesë në sulmet në Siri?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar të sulmojë Sirinë përsëri në hakmarrje ndaj sulmit të dyshuar kimik, për të cilin ai e fajësoi qeverinë siriane. Damasku në mënyrë të përsëritur ka mohuar përdorimin e armëve kimike dhe është zotuar të mbrohet në rast të agresionit ushtarak nga ana e Perëndimit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha më 12 prill se një sërë masash duhet të merren parasysh për të trajtuar krizën në Siri, por forcat gjermane nuk do të sulmojnë ushtrinë siriane apo forcat e tjera qeveritare.

Ajo tha gjithashtu se “është e rëndësishme të tregohet unitet mbi Sirinë” dhe paralajmëroi se është “e dukshme” se qeveria siriane nuk ka shkatërruar të gjithë rezervat e saj të armëve kimike, siç pranoi të bënte në 2013.

“Gjermania nuk do të marrë pjesë në veprimet e mundshme ushtarake. Dëshiroj të bëj të qartë përsëri se nuk ka vendime – por ne e shohim dhe mbështesim këtë, gjithçka po bëhet për të dërguar një sinjal se ky përdorim i armëve kimike nuk është i pranueshëm”, ka thënë kancelarja Merkel, duke mos dhënë detaje shtesë për mospërfshirje, transmeton lajmi.net.

Mosgatishmëria e Gjermanisë për të marrë pjesë në një fushatë të tillë i ka dhënë një goditje planit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të nisur një përpjekje kundër Damaskut. Britania e Madhe dhe Franca e kanë mbështetur SHBA-në dhe kanë dalë si kandidatët më serioz të mundshëm për një koalicion të tillë anti-Assad.

Kujtojmë se edhe kryeministrja britanik Theresa May ishtë nën presion për të thirrur një votim parlamentar përpara fillimit të veprime ushtarake, por nuk ishte e detyruar ligjërisht për ta bërë.

Lini Një Koment