Publikohet videoja epike e arrestimit të Saakashvilit

Është publikuar videoja e ish-presidentit të Gjorgjisë dhe ish-guvernatorit të Odessas, Mikheil Saakashvili, në të cilën shihet arrestimi i tij  disa herë në Kiev.

Një video e shkurtër është publikuar në faqen zyrtare të profilit Facebook të Saakashvilit, në të cilën shfaqen ushtarë të armatosur në një restaurant në Kiev të hënën duke urdhëruar disa klientë të shtriheshin në dysheme.

Kjo pasohet nga imazhet e katër burrave me unfiromë që e tërheqin një burrë, me sa duket vetë Saakashvilin, drejt një makine të parkuar jashtë, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Videoja është e shoqëruar me kaptina duke thënë se njerëzit që e kishin arrestuar Saakashvilin “e goditën atë në fytyrë gjatë gjithë rrugës deri në aeroport, duke ia mbyllur gojën dhe sytë që e kërcënonin se do ta qëllonin.”

Më vonë gjatë ditës, personeli i kufirit ukrainas e kanë dëbuar Mikheil Saakashvilin drejt Polonisë nga ku ai hyri në mënyrë të paligjshme në Ukrainë vjeshtën e kaluar./Periskopi/

Lini Një Koment