Putin: Kam urdhëruar të qëllohej avioni turk me pasagjerë për këtë arsye

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë urdhër për të qëlluar një avion turk me pasagjerë i cili besonte se ai ishte destinuar si sulm terrorist kundrejt lojrave Olimpike të Dimrit të vitit 2014, tha ai në një dokumentar.

Avioni udhëtonte nga Ukraina në Turqi kur Putin urdhëroi të qëllohej para fillimit të hapjes së ceremonisë së Lojrave Olimpike.

Putin tha se i dha leje për të goditur avionin, i cili kishte 110 vetë në bord, pasi shërbimet e sigurisë e njoftuan atë për procedurat në rastet e tilla, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

Presidenti u njoftua pak para ceremonisë se ishte një alarm i rremë – avioni nuk ishte rrëmbyer dhe kështu nuk u rrëzua.

Kur intervistuesi Andrei Kondrashov e pyeti atë se si ndihej gjatë kohës kur i erdhën dy thirrjet, Putin u përgjigj: “Nuk kam dëshirë të flas për këtë.”

Slogani i Putinit në një fushatë zgjedhore të paqëndrueshme ka qenë: “Një president i fortë – një Rusi e fortë”.

Në këtë dokumentar gjithashtu ai tregon për lidhjet që ka me liderët botërorë përfshirë ish kancelarin e Gjermanisë Gerhard Schroeder.

Po ashtu ai foli rreth Krimesë për të cilën tha se “kurrë” nuk do t’ia kthejë Ukrainës./Periskopi/

Lini Një Koment