Qëndrim Berisha dhe 2Ton sjellin hitin “T’i fali krejt”(Video)

Përveç stinës së nxehtë të verës, në të cilën sezonë “vërshuan” më të madhe videoklipe e prodhime muzikore nga artistë tanë të njohur, së fundmi, edhe një artist, jo me famë shumë të madhe, por me një talent të jashtëzakonshëm, ka publikuar videoklipin e tij të fundit.

Është ky Qëndrim Berisha, i cili jeton dhe vepron Zvicër. Projekti i tij quhet “T’i fali krejt” i cili sapo është lansuar në kanalin Youtube.

Për këtë këngë, ai ka bashkëpunuar me rep artistin tashmë të shumë hiteve 2Ton, i cili e ka bërë tekstin dhe muzikën. Ndërsa për anën vizuale është përkujdesur produksioni “VSM”.

Në këtë videoklip djaloshi nga Kosova, i cili në projektin e tij të parë ka rrëmbyer shumë fansa, veçmas gjininë e bukur, ngase Qëndrimi përveç i talentuar, ai është edhe mjaftë atraktiv.

Projekti “T’i fali krejt” pritet të ketë sukses. Ndërsa shumë shpejtë Qëndrimi pritet të futet furishëm në tregun muzikor, ngase nuk kanë kaluar as tre muaj që nga lansimi i projektit të tij të parë i cili është pritur mirë nga ana e publikut.

Lini Një Koment