Qeveria: I kemi numrat për votimin e Buxhetit

Seanca për votimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2018 do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme. Pasi dështoi të votohet në leximin e parë, Buxheti prej 2 miliardë e 82 milionë eurosh, do të hidhet sërish në votim. Zyrtari i Qeverisë, Avni Arifi, ka konfirmuar se i kanë siguruar votat për miratimin e buxhetit. Herën e parë kishte dështuar për dy vota.

Shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi në një përgjigje për Express tha se Buxheti do të kalojë. Ai tha se herën e kaluar Buxheti nuk u votua pasi kishte munguar Blerta Deliu, Memli Krasniqi dhe Xhavit Haliti.

“Arsyeja pse nuk kaloi herën e kaluar ishte sepse Memli Krasniqi, Xhavit Halili dhe Blerta Deliu nuk ishin prezentë. Përndryshe kalon”, ka thënë Arifi, për Gazetën Express, të shtunën.

Të mërkurën buxheti për vitin 2018, në lexim të parë nuk mori votat e mjaftueshme. Nga 60 deputetë sa ishin të pranishëm, 58 kanë votuar pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Ndërsa, gjatë të enjtes kryeparlamentari, Kadri Veseli propozoi që kjo senacë të vazhdojë punimet për ditën e diel ku pritet të hedhet sërish në votim.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë ditës së enjte ka thënë se qeveria duhet të sigurohen që i kanë 61 vota dhe ta hedhin në votim dhe mos të kërkojë votat e opozitës.

Shefi i GP-së së VV-së, Glauk Konjufca ka shprehur dyshime se a mund të kalojë buxheti gjatë ditës së dielë kur nuk po mund të votohet ditëve të punës. Por, PDK, AAK, Nisma për Kosovën dhe Lista serbe u pajtuan që seanca të mbahet të dielën.

Edhe gjatë ditës së sotme LDK ka konfirmuar se nuk do ta votojë Buxhetin për vitin 2018, madje ata kanë shpërndarë edhe shumë kritika në adresë të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Seanca për buxhetin mbahet të dielën dhe fillon në orën 15:00./Gazeta Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme