Qytetarët e Maqedonisë prej sot do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Bosnjë dhe Hercegovinë

Qytetarët e Maqedonisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës prej sot do të mund të udhëtojnë në të dy vendet vetëm me letërnjoftim. Marrëveshjen për këtë gjë e kanë nënshkruar sot kryeministri Zoran Zaev dhe kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Kryeministri Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp deklaroi se kjo është praktikë që Maqedonia e ka vendosur që më herët me Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

“Ky është hapi i dytë konkret për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve mes vendeve pas marrëveshjes tashmë të nënshkruar”, theksoi Zaev.

Përveç lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, me marrëveshjen e nënshkruar janë lehtësuar edhe kushtet për nxënësit e shkollimit fillor dhe të mesëm, si dhe për studentët që do të mësojnë në kushte të njëjte si ato vendorë. Shkollimi do të jetë i njëjtë si për studentët e vendit.

Zvidiq vlerësoi se të dy vendet nuk kanë probleme të hapura.

“Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë vendet më të forta të rajonit dhe mirë kuptohen. Përballen me probleme të njëjta ekonomike dhe politike dhe ajo që është e rëndësishme kemi qëllim të njëjtë që të lëvizim drejt BE-së”, tha Zvizdiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme