Qytetarët të rrezikuar nga vaji i palmës

Mishi me afat të skaduar nuk është ushqimi i vetëm  “i dyshimtë” që qytetarët e Kosovës mund ta kenë konsumuar.

Ata po del të jenë të rrezikuar edhe nga vaji i palmës, i cili po importohet në masë të madhe në Kosovë.

Në bazë të statistikave që gazeta “Zëri” ka siguruar nga Dogana e Kosovës shihet se vetëm për tre muaj e gjysmë të vitit 2018 në Kosovë përmes rrugëve doganore kanë hyrë jo më pak se 889 mijë e 703 litra vaj palme në vlerën e 684 mijë e 94 eurove.

Malajzia figuron në listën e furnizuesve kryesorë të Kosovës me këtë lloj vaji.

Duke iu referuar të dhënave tabelore të importit, që Dogana i ka ofruar gazetës, nga ky shtet për vetëm tre muaj e gjysmë janë importuar 427 mijë e 719 litra vaj palme në shumë prej 298 mijë e 860 eurosh.

Menjëherë pas Malajzisë shteti i dytë renditet Indonezia.

Nga ky vend gjatë periudhës së lartcekur është importuar vaj palme në sasi prej 236 mijë e 484 litrash, në shumë prej 166 mijë e 82 eurosh.

Nga Holanda janë importuar 197 mijë e 480 litra vaj palme, në vlerë prej 186 mijë e 440 eurosh, nga Turqia 17 mijë e 117 litra, me vlerë 19 mijë e 548 euro.

Në mesin e shteteve kryesore, prej të cilave Kosova po furnizohet me vaj palme, Italia po del të jetë vendi prej të cilit importohet më së paku.

Lini Një Koment