Rama: Opozita la kockat për të shtyrë këtë ditë

Kryeministri Edi Rama përmes një konference për mediat ka reaguar për raportin e KE i cili rekomandon hapjen e negociatave.

Në fjalën e tij Rama ka përshëndetur raportin dhe ka deklaruar se kjo është një ditë historike për Shqipërinë.

Kryeministri gjithashtu ka shënjestruar opozitën, teksa ka deklaruar se ka lënë kockat për të bërë të pamundur këtë ditë.

“Kjo nuk është fitore e qeverisë që u angazhua me mish e më shpirt dhe u baltos deri në kockë për këtë ditë, dhe opozitës që ka kockat në angazhimin e saj për ta bërë të pamundur këtë ditë.”,-tha ndër të tjera Rama.

Lini Një Koment