Ramush Haradinaj në mbrojte të pjesëtarëve të UÇK-së dhe të shtetit ligjor

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një deklarate për shtyp, në mënyrë të tërthortët ka folur për dënimin e konfirmuar nga Gjykata e Apelit për grupin “Drenica 2”, transmeton Koha net.

Konsideroj se vlerat e luftës dhe UÇK-ja, janë të pakontestueshme, të pamohueshme dhe janë bazament i lirisë së Kosovës, ka thënë Haradinaj në këtë deklaratë.

Ai ka shtuar se UÇK-ja, ka bërë luftë çlirimtare dhe të drejtë, dhe përpjekjet për të demonizuar këtë luftë, i konsideroj përpjekje të orientuara kundër Kosovës dhe lirisë së saj , ndërsa ka theksuar se “aktakuzat eventuale ndaj ish- drejtuesve apo ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nuk guxojnë të shndërrohen në një front për goditjen e vlerave të luftës dhe UÇK-në, si shtyllë kryesore e kësaj lufte.

“Prandaj unë dhe AAK si strukturë politike, jemi për shtet ligjor dhe për bashkëpunim pa kushte me drejtësinë, për zbardhjen e të gjitha krimeve të pretenduara, qoftë para, gjatë, apo pas luftës në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Nëse shqetësimi se drejtësia në Kosovë është e kapur është i bazuar, Shteti edhe mund të ndërhyjë në krijimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë, por jo të ndërhyjë në vetë sistemin gjyqësor, ka konstatuar lideri i AAK-së .

“Moskrijimi i një sistemi efikas gjyqësor në Kosovë, është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, ndërsa ndikimet në këtë sistem të drejtësisë, kanë imponuar projektet ndërkombëtare për krijimin e gjykatave të specializuara, apo edhe të mekanizmave të tjerë jashtë sistemit të gjyqësor të Kosovës. Pavarësisht zhvillimeve rreth kësaj çështjeje, unë shpreh bindjen time të plotë, se lufta e fundit e një populli për liri dhe e UÇK-së si prijëtare e saj, pas këtyre proceseve do të dalë më e pastër dhe më e shenjtë”, ka përfunduar Haradinaj.

Lini Një Koment