“Raporti i Progresit dhe liberalizimi i vizave janë dy çështje të ndara”

Artan Murati nga KDI, ka folur pas publikimit të raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, duke sqaruar se ky raport dhe raporti për liberalizimin e vizave, janë çështje të ndara, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se në këtë raport janë treguar ngecjet e Kosovës edhe në përmbushjen e kushteve për liberalizim, megjithatë sipas tij duhet të pritet një raport tjetër për vizat.

Murati ka shtuar se Raporti i Progresit thotë se është shënuar pak progres dhe se ka ende shumë punë për t’u bërë për anëtarësimin e Kosovës në bllok.
Shkrimi i plotë:
Sqarim: Raporti i BE-se per Kosoven dhe liberalizimi i vizave Raporti i BE-se per Kosoven (ish-Raporti i Progresit) eshte raport qe e vlereson ecurine e Kosoves drejt anetaresimit ne BE. Ky vleresim bazohet ne kritetet e Kopenhages, te cilat duhet te permbushen per tu bere pjese e BE-se. Sa i perket liberalizimit te vizave, ky eshte nje proces i ndare, vleresimi per te cilin behet ndaras. Pra, eshte e pritshme qe ceshtja e liberalizimit te mos jete ne fokus te Raportit. Ajo qe eshte me rendesi per liberalizimin e vizave eshte vleresimi i BE-se per luften e Kosoves ndaj krimit e korrupsionit, kusht ky i vetem dhe ende i pa-plotesuar nga Kosova per te marre liberalizimin. BE-ja ka permendur pak progres, por megjithate potencon se Kosova eshte ne faze te hershme dhe ka shume per te bere ne kete drejtim. Shkurt e shqip – asgje e re. Duhet te presim komunikim te rradhes prej BE-se, enkas per procesin e liberalizimit. Me kete situate, liberalizimi mund te ndodhe, por vetem nese shtetet anetare te BE-se i mbyllin syte. Ne te kunderten, do te mbesemi ketu ku jemi. Patatja e nxehte eshte tek ne, ka thënë Murati.

Lini Një Koment