Raporti i Progresit për Kosovën (Dokument)

Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin e Progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Sipas tij raporti, Shqipërisë dhe Maqedonisë i është hapur rruga për të nisur negociatat për pranim në BE. Por për Kosovën situata qëndron ndryshe. Raporti nxjerr se Kosova duhet të vazhdojë të luftojë krimin dhe korrupsionin, të zbatojë marrëveshjen e MSA-së si dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Klan Kosova ka siguruar raportin e plotë për Kosovën, që përmend se ka diçka përparim në reformat e Administratës Publike, sikurse edhe në sistemin juridik dhe luftimin e korrupsionit.

Një shqetësim që përmendet në këtë raport është edhe iniciativa e dhjetorit të vitit të kaluar nga Kuvendi i Kosovës për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Këto janë disa nga pikat që përmenden në raport, të cilin Klan Kosova e ka të plotë:

Lini Një Koment