Raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën: Të vazhdohet dialogu Prishtinë-Beograd

Raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën, Igor Soltes, ka komentuar paraqitjen e raportit vjetor të progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Soltes në reagimin e tij ka thënë se pavarësisht përmbajtjes së këtij raporti, në të cilin u tha se vendi ka ngecje e jo shumë përparime në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, shteti i Kosovës duhet të vazhdojë në zbatimin në praktikë të reformave të saj.

“Pavarësisht nga përmbajtja e raporteve të progresit që janë publikuar sot, është e rëndësishme për qeverinë e Kosovës që të vazhdojë me reformat që tashmë kanë filluar të zbatojnë dhe të përqendrojë të gjithë energjinë dhe njohurinë e saj mbi zbatimin e reformave në praktikë. Është e rëndësishme të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për të forcuar përpjekjet për të pasur një sistem gjyqësor të pavarur dhe plotësisht funksional. Për të mbajtur stabilitetin në rajon, është me rëndësi të madhe të vazhdohet dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në një mënyrë të qëndrueshme dhe të qetë. Sundimi i ligjit duhet të jetë parimi kryesor në të gjithë këtë dhe duhet të respektohet nga të gjithë aktorët e përfshirë politik. Unë gjithashtu shpresoj që liberalizimi i vizave së shpejti do t’i jepet Kosovës dhe se do të ketë po aq pengesa sa të jetë e mundur në këtë mënyrë”.

Lini Një Koment