Rashica shënon në fitoren e Werderit ndaj Kolnit (Video)

Werder Bremen ka shënuar fitore prej 3:1 ndaj Kolnit, ku një nga golat e shënoi Milot Rashica.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar golin e parë në Bundesliga me skuadrën e tij të re, Werder Bremen.

Rashica ka shënuar në minutën e 58’ për 2:1 ndaj Kolnit, ndeshje të cilën në fund e fituan me rezultat 3:1.

Kjo fitore ngrit Werderin në vendin e 13’ më 30 pikë, pesë pikë larg zonës së barazhit.

Video Player

Lini Një Koment