Reagon ashpër edhe Arabia Saudite pas vendimit të Trumpit për Jerusalemin

Arabia Saudite ka dënuar vendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, në mes të kritikave ndërkombëtare në rritje për këtë veprim.

Në një deklaratë, mbretëria e Gjirit tha se njoftimi i Presidentit Donald Trump ishte “i pajustifikuar dhe i papërgjegjshëm”.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshëndeti atë si “një ditë historike”.

Veprimi i Presidentit Trump përmbysi dekada të politikës amerikane. Fati i Jerusalemit është një nga çështjet më të ashpra midis Izraelit dhe palestinezëve.

Tetë nga 15 vendet që aktualisht janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje që të mbahet një takim urgjent deri në fund të javës  mbi vendimin e SH.B.A.-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme