Reali përmbush kërkesat e Ronaldos për kontratë të re

Real Madridi do të përmbushë kërkesat e Cristiano Ronaldos për kontratë të re.

Gjiganti evropian mësohet se është frikësuar se futbollisti do të humbë kualitetet dhe ka shtyrë diskutimet për kontratë të re. Megjithatë, Ronaldo ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit me 17 gola në 12 ndeshjet e fundit dhe thuhet se tani po flitet për kushtet e reja.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë që e mban përtej vitit 2021.

Presidenti i Realit, Florentino Perez pritet t’i ofrojë portugezit 7 milionë funte më shumë se paga vjetore prej 28 milionëve që merr në Bernabeu.

Lini Një Koment