Reja gjigante që do të përplaset me Galaksinë tonë

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Astronomët kanë zbuluar që njëra prej reve të panumërta dhe gjigante gazi që orbitojnë rreth galaksisë tonë, Rruga e Qumështit, po i drejtohet me shpejtësi përplasjes me të.

Bëhet fjalë për një re masive gazi e zbuluar në vitin 1963 nga një student astronomie. Që prej asaj kohe, shkencëtarët e kanë vëzhguar më imtësisht atë dhe në 4 dekada nuk është vënë re asgjë jashtë normales; thjesht një re masive gazi që udhëton me 1.1 milionë kilometra në orë përreth galaksisë tonë.

Por papritur do të ndryshonte gjithçka. Astronomi Jay Lockman përdori një radio-teleskop të vendosur në Virxhinian Perëndimore për të parë më nga afër renë e gaztë. Nga të dhënat e siguruara, astronomët e këtij radio-teleskopi ishin në gjendje që të përllogarisnin orbitën e resë.

Përfundimi ishte tronditës; reja masive është në një trajektore përplasjeje me galaksinë tonë…por deri atëherë ka ende kohë, pasi përllogaritjet tregojnë se kjo përplasje do të ndodhë pas 30 milionë vjetëve.

Por cilat do të jenë pasojat e kësaj përplasjeje? Shkencëtarët besojnë se reja masive e gazit do të dendësohet dhe reaksioni zinxhir që pason është spektakli i pazakontë i formimit të yjeve, në fund të të cilit, galaksia jonë do të dalë me miliona yje më shumë.

Shkencëtarët thonë se sasia e gazit që ka kjo re është e mjaftueshme për formimin e 2 milionë yjeve të madhësisë së Diellit tonë, ndërsa sa i takon origjinës së saj ka dy teori. E para, që është krijuar nga një shpërthim i shkaktuar nga ndonjë supernova në periferi të galaksisë tonë dhe e dyta, që bëhet fjalë për një objekt ekstra-galaktik që është përthithur nga graviteti i Rrugës së Qumështit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme