Rezultati i Anketës/ Kasami dhe Sela, betejë e ngushtë që përcakton të ardhmen e tyre politike

Gara për komunën e Tetovës dhe ajo për komunën e Strugës do të jetë më specifike ngaqë partitë politike shqiptare në Maqedoni, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do të garojnë vetëm për fitore, por njëkohësisht do të konfirmojnë ose jo edhe mbështetjen e partisë për udhëhqësit e tyre partiakë.

Në Komunën e Tetovës përkrahjen e strukturave të tij do ta kërkojë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili përballë do të ketë kryetaren aktuale të kësaj komune, Teuta Arifi e cila do të pretendojë një mandat të dytë.
Kasami do ta ketë problematik edhe faktin se LSDM dhe BDI tashmë kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre. Në balotazh, sipas matjeve të opinionit pritet të jenë pikërisht Kasami dhe Arifi e cila me gjasë do ta ketë edhe përkrahjen e votuesve të LSDM’së. Në anën tjetër, Kasami vështirë se mund të llogarisë në përkrahjen e votuesve të Aleancës për Shqiptarët, kjo për faktin se përtej betejës komunale, në këto zgjedhje në prapavijë zhvillohet edhe beteja e liderëve politik të cilët pritet të betonojnë forcën e tyre politike me fitoret eventuale në komunat në të cilat garojnë. Por, Kasami mund të llogarisë në votat e PDSH’së, të cilat mund ta konfirmojnë atë si kryetarin e ardhshëm të komunës së Tetovës.

Situatë më e thjeshtë është në komunën e Strugës. Në këtë vendbanim shqiptar, Ziadin Sela do ta ketë më të vështirë raundin e parë ku do të ketë përballë strukturat e BDI – së dhe kundërkandidatët e tjerë shqiptarë. Në balotazhin eventual, shkaku edhe i bashkëqeverisjes me BDI – në, Ziadin Sela nuk do ta kishte problem të siguronte mandatin e dytë në krye të kësaj komune.

Cilido që të jetë epilogu, megjithatë Kasami dhe Sela dëshmuan se nuk i frikësohen ballafaqimit dhe konfirmimit të forcës së tyre politike, gjë që solli një standard të ri në skenën politike në Maqedoni, përderisa liderët e “vjetër” Ali Ahmeti i BDI – së dhe Menduh Thaçi i PDSH – së asnjëherë nuk e matën forcën e tyre reale politike si kandidatë.

Në këtë “bixhoz politik”, humbja e cilitdo lider në njërën prej komunave, do ta delegjitimonte edhe autoritetin e tij si kryetar partie.
Ndërsa në anketën e realizuar nga portali Sakte.net në bashkëpunim me portalin Almakos.com konfirmohet mbështetja për të dy liderët, respektivisht Bilall Kasami dhe Ziadin Sela kanë grumbulluar vota të barabarta./Sakte.net

https://www.facebook.com/portalisakte/videos/vb.489997137855667/739462919575753/?type=2&theater&notif_t=feedback_reaction_generic&notif_id=1505930912183381

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme