Roma insiston se Alisson nuk është në shitje

Presidenti i Romës Pallota insiston se Alisson nuk është në shitje.

Portieri i Romës Alisson është duke u kërkuar nga Paris Saint German, Liverpool dhe Real Madrid.

Pallota në një konferencë për shtyp deklaroi se asesi nuk do ta lejojë shitjen e brazilianit i cili është duke kaluar një formë fantastike te Roma.

“Unë nuk e kuptoj pse njërëzit vazhdojnë të më pyesin nëse Alisson do të jetë portieri ynë edhe sezonin e ardhshëm. Nuk kemi ndërmend ta shesim. Asnjë shansë”, deklaroi Pallota.

Lini Një Koment