Roma ‘selam’ Liverpoolit: Është koha për hakmarrje (Video)

Roma do të takohet me Liverpoolin në kuadër të Champions League

Klubi italian bëri befasinë në mesjavë duke eliminuar Barcelonën, ndërsa tani në gjysmëfinale do të ketë punë me Liverpoolin, transmeton Periskopi.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka thënë se është koha për ‘hakmarrje’, pasi Liverpooli mposhti në finale italianët pas penalltive (4:2) në vitin e largët 1984.

“Duket një mundësi e përkryer për t’iu kundërpërgjigjur Liverpool-it për finalen e 1984, për të kthyer lumturinë që nuk e mori Roma atë vit,” ka thënë Monchi.

“Ne do të përballemi me një skuadër të fortë, e cila ka eliminuar Manchester Cityn, por tani ne mendojmë vetëm për vetën tonë pasi dëshirojmë që të përsërisim atë se çfarë bëmë ndaj Barcelonës.

“Rezultati ndaj Barcelonës na bën të besojmë, por ndeshja me Liverpoolin do të jetë storie tjetër,”. /Periskopi/

Lini Një Koment