Ronaldo me shokë nënshkruajnë në Real Madrid (FOTO)

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Toni Kroos e Luka Modric janë të gatshëm të nënshkruajnë kontrata të reja në Real Madrid.

Real Madrid ka bërë gati kontrata të reja për katër prej futbollistëve kryesorë në ekipin e trajnerit Zinedine Zidane.

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Toni Kroos e Luka Modric janë të gatshëm të nënshkruajnë për vazhdimin e qëndrimit në Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur radiostacioni spanjoll “Cadena Ser”.

Ronaldo është i lidhur me Realin deri më 2018, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, Bale ka marrëveshje me klubin deri më 2019.

 

Lini Një Koment