Rrahje midis dy grupeve në Shkup

Dje është lajmëruar në polici se rreth orës 18.00 në bulevardin “Krste Petkov Misirkov” në Shkup është prishur rendi publik përmes një rrahje të dy grupeve, transmeton Almakos.

Me intervenim të shpejtë të zyrtarëve policor dy grupet janë ndarë. Në lidhje me ngjarjen në stacionin policor janë arrestuar A.A.(19), Q,I.(22), J.O.(21) dhe E.Z.(17) të gjithë nga Shkupi.

Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tyre do të ngriten padi adekuate penale.

Lini Një Koment