Rrezikon këmbësorët me veturë në sheshin e Ferizajt, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mërkurën mbrëma në Ferizaj, pasi kishte rrezikuar këmbësorët duke hyrë me veturë në sheshin e këtij qyteti.

I dyshuari gjatë arrestimit ka kërcënuar zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA.

Lini Një Koment