Rrëzimi i avionit në Rusi/ Gjenden 209 pjesë nga trupat e pajetë

Pas rrëzimit të avionit rus disa ditë më parë, janë gjetur pjesët e trupave të 209 pasagjerëve. Ministria ruse i ka thënë RIA Novosti se 209 pjesë të trupave janë gjetur në vendin e aksidentit ku ra avioni An-148 pranë Moskës.
Po ashtu, punonjësit e shërbimit të urgjencës ruse kanë gjetur një kuti të zezë në vendin e rrëzimit të aeroplanit An-148, njofton Sputnik.
“Është gjetur një kuti e zezë “e dytë”, thane burimet zyrtare, duke vënë në dukje se regjistruesi i fluturimit ishte në gjendje të kënaqshme dhe pritet të hedhë dritë për atë që ka ndodhur.

Lini Një Koment