Rrëzohet helikopteri afër New Yorkut, 5 të vdekur

Pesë persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në lumë, pranë Roosvelt Land në New York. I vetmi i mbijetuar i këtij aksidenti të rëndë ajror është piloti i helikopterit.

Tre prej pasagjerëve që ndodheshin në helikopter janë dërguar me urgjencë pas aksidentit, por sot në mëngjes u raportua së ata nuk kishin arritur të mbijetonin.

Helikopteri ka rënë rreth orës 19.00 me orën lokale dhe sipas mediave amerikane në bord ishin të paktën pesë persona.

Pronari i helikopterit është pjesë e grupit turistik Liberty. Disa dëshmitarë okularë, që kanë postuar video në rrjetet sociale, kanë raportuar se kanë parë një helikopter të kuq të ulej me shpejtësi drejt ujit duke u përplasur, pas një zjarri në anën e prapme të tij. Të menjëhershme kanë qenë ndërhyrjet, me mbërritjen e një flote të vogël anijesh dhe skuadra zhytësish.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme