Rruga Resnjë-Manastir-Prilep e mbyllur në Manastir

Për shkak të shembjeve në rrugë prej mbrëmë në orën 21:20 është mbyllur për komunikacion rruga magjistrale A-3, Resnjë-Manastir-Prilep në Manastir. Komunikacioni është riorientuar përmes qytetit, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesë, nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Lini Një Koment