Rusja lind në det fëmijën

Momenti i pabesueshëm i një fëmije të sapolindur që del nga Deti i Kuq në Egjipt, është fotografuar, pasi e ëma, një turiste ruse, shkoi në qytetin turistik për të lindur në ujë.

Hadia Hosni El Said kapi këto imazhe nga ballkoni i apartamentit të xhaxhait të saj në Dahab, në veri të Sharm el-Sheikh, duke treguar babanë e ri që po dilte nga oqeani teksa ndihmonte në mbajtjen e të porsalindurit, transmeton tch.

Momente më vonë, nga deti u shfaq nëna, e cila dukej sikur sapo kishte dalë nga një not i lehtë, para se të ribashkohej me fëmijën e saj në bregdet.

Lini Një Koment