Sëmundjet e trurit manifestohen në retinën e syrit

Ndryshimet patologjike në retinën e syrit mund të ndihmojnë në identifikimin e sëmundjeve të sistemit nervor qendror, sugjeron një studim nga Universiteti i Finlandës Lindore.

Hulumtimi është kryer nga dr. Henri Leinonen, i cili i hulumtoi anomalitë funksionale në retinat e minjve për projektin e tij të doktoraturës. Sipas studiuesve të UEF, indi detektues i dritës i pjesës së poshtme të syrit mund të konsiderohet si një pjesë integrale e sistemit nervor qendror. Për shkak se syri mund të ekzaminohet lehtë, Leinonen thotë se shfrytëzimi i retinës si një mjet për t’i kontrolluar sëmundjet e trurit mund ta bëjë diagnostifikim më efikas dhe më pak invaziv, transmeton koha.net.

Në eksperimentet e tij, Leinonen e përdori elektroretinografinë dhe potencialet e shkaktuara vizualisht për t’i ndjekur ndryshimet e funksioneve të retinës. Në një model të sëmundjes së Huntingtonit në minj, Leinonen zbuloi ndryshime në shikimin gjatë ditës dhe ngjyrave, ndërsa kafsha ishte presimptomatike. Anomalitë në shikim të natës u zbuluan edhe në një model të sëmundjes Alzheimer në minj.

Gjetjet e Leinonen u bashkohen provave në rritje se ndryshimet patologjike në retinë janë të lidhura me sistemin nervor qendror, duke e vënë në dukje se dëmtimi vizual është simptoma më e shpejtë progresive në dy prej modeleve të testuara.

Hulumtimi është publikuar fillimisht në PLoS One, Journal of Alzheimer’s Disease, dhe Human Molecular Genetics. Disertacioni i Leinonen mbi temën është në dispozicion online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme