Shala: Do të vijë dita kur do të flasim me emra se nga kush po përndiqet Limaj

Ngritja e një aktakuzë të re ndaj Fatmir Limajt nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta. Njëri nga njerëzit më të afërt gjatë dhe pas luftës të Limajt, Haxhi Shala, thotë se situatën më së miri të Limajt e përshkruan komenti i gazetarit, Adriatik Kelmendi, i cili ka thënë se edhe nëse dikënd gjatë luftës e ka vrarë këpuca, atëherë për këtë Limajt do t’i ngritët aktakuza.

“Mund të themi se është një aktakuzë në përndjekje të Limajt dhe jo në kërkim të drejtësisë. Pikërisht në kohën kur Limaj dhe Nisma filluan të shtrijnë aktivitetin e tij politik dhe të forcohet si subjekt politikë dhe vetmja rrugë për t’ia ndaluar hovin Limajt ka qenë kjo aktakuzë e ngritur”, ka thënë Shala për ‘Indeksonline.

Shala, i cili është edhe deputet i Nismës për Kosovën, thotë se një ditë do të vije momenti kur ata do të flasin hapur me emra dhe mbiemra se nga kush po përndiqet, Fatmir Limaj.

“Dikujt i ka penguar fuqizimi i Limajt në politikë dhe krahas fuqizimit të Limajt dikush ka filluar të dobësohet dhe e kanë orkestruar një aktakuzë, e cila do të bie poshtë sepse është pabazë dhe e njëjta është hetuar tri herë. Dy herë nga UNMIK-u dhe një herë nga EULEX-i.

“Edhe ne jemi të interesuar qe rasti të zbardhet. Njëri nga të vdekurit është nga fshati ynë dhe tjetri është afër fshatit tonë dhe jemi të interesuar qe të zbardhen këto dy raste dhe nuk duam qe në territorin e Malishevës të mendojnë familjet e tyre si ka raste ka mundur të ndodhë nga Limaj”, ka shtuar Shala.

Me zbardhjen e këtij rasti, sipas tij, do të dihet se kush janë hileqarët e UÇK-së dhe do të njoftohen të gjithë pjesëtarët e kësaj ushtrisë se kujt i kanë shkuar prapa. Shala ka shtuar se Brigada 121 ka qenë më e hetuara deri më sot nga të gjitha gjykatat vendore dhe ndërkombëtare.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për mos parandalimin dhe mos hetimin vrasjes se dy personave gjatë luftës në territorin e Malishevës. Ndërsa, mbrojtja e Limajt ka thënë se ekziston një komunikatë ku përgjegjësinë për këto vrasje e kishte marë asokohe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së./Indeksonline

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme