Sheikët arabë mbulojnë me para çiftin shqiptar, çmenden të ftuarit (VIDEO)

Nëse jeni magjepsur me dasmat e VIP-ave që këtë verë kanë qenë të shumta, atëherë ju prezantojmë me dasmën më të veçantë shqiptare, ku pjesëmarrës në të kanë qenë sheikë nga Dubai, të ftuar si shoqëria e dhëndrit.

Djali fatlum është Jasin Maloku nga Prizreni, i cili ka treguar për JOQ.al se sheikët i ka miq prej vitesh dhe frekuentohet shpesh me ta, madje kjo ishte hera e disatë që miqtë e tij nga Dubai vizitonin Prizrenin, por këtë herë më ndryshe.

Dasma ime u bë para pak ditësh, por ende flitet në të për faktin se u impresionuan të gjithë nga pjesëmarrja e sheikëve, sepse ishte hera e parë që në një dasmë në Kosovë të gjenden sheikë. Unë i njoh prej vitesh ata sepse kam qëndruar për disa vite në Dubai dhe tani i kam shokë të ngushtë.”

Gjithashtu dhëndri “fatlum” ka shtuar se sheikët nuk i kanë ardhur duarbosh, por siç u ka hije sheikëve, Jasini tregoi:

Si dhuratë 2 sheikët më blen një apartament, një orë me vlerë shumë të madhe dhe disa shpenzime tjera që e kalojnë shifrën 80 mijë euro. Përveç vlerës monetare, pjesëmarrja e tyre më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe ndjej respekt të thellë për ta që më nderuan me pjesëmarrjen e tyre”, përfundoi i riu nga Prizreni.

Ka miq dhe Miq, gjithsesi hareja është më e rëndësishmja në një gëzim. I urojmë trashëgime Jasinit dhe Kaltrinës!
[{ loading … }]

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme