Shenjat që jep trupi nëse keni probleme me veshkat

Veshkat janë esenciale për të gjitha funksionet e trupit si dhe për mbajtjen e gjakut të shëndetshëm.

Trupi ju jep këto shenja, në qoftë se jeni duke u përballur me probleme që kanë lidhje meveshkat!

Ndryshimet e urinimit:

Shenjat më të dukshme dhe të hershme janë këto:

Probleme me urinimin

Presioni gjatë procesit

Urina e errët, urinimi më pak të shpeshta dhe me sasi të vogla

Ngjyra zbehtë e urinës, të shpeshta dhe në sasi të mëdha

Urina shkumëzuar

Urinim i shpeshtë gjatë natës

Irritim i lëkurës:

Nëse lëkura ndeshet me skuqje dhe kruarje pa ndonjë shkak, dijeni se shkaku mund të jenë problemet me veshkat. Të gjitha mbetjet e grumbulluara në gjak e bëjnë lëkurën të thatë dhe të irrituar.

Lodhje:

Nëse veshkat janë të shëndetshme ato prodhojnë erithropoietin, një hormon që bën qelizat e kuqe të gjakut të cilat çojnë oksigjen aty ku është e nevojshme. Nësenumri i qelizave të kuqe të gjakut ulet, mund të përballeni me lodhje në tru dhe muskuj. Gjithashtu kjo është shenjë e një anemie të rëndë.

Shije metali në gojë:

Mbetjet e akumuluara në gjak do të ndryshojnë shijen tuaj për ushqime dhe madje mund të shkaktojnë frymë të keqe gjithë kohën. Një tjetër shenjë e dëmtimit të veshkave është dhe oreksi i dobët.

Dhimbje:

Dhimbjet në shpinë janë një tjetër simptomë e këtij problemi. Dhimbja mund të shkaktohet edhe më shumë nga infeksionet apo gurët në veshka.

Mungesë përqendrimi dhe marramendje:

Rënia e fluksit të përçimit të oksigjenit në tru, është shenjë e qartë e anemisë rëndë, por edhe shenjë e dëmtimit të veshkave. Mund të ndodhë të humbisni fokusin dhe përqendrimin, si dhe të përballeni me marrje mendsh.

 

 

Lini Një Koment