Shesheli kërkon t’ia dëshmojnë aktin ‘heroik’: Po m’i fshehin videot kur e përdhosa flamurin e ustashëve kroat

Një ditë pas incidentit me flamurin e Kroacisë në hyrje të objektit të Parlamentit të Serbisë, lideri radikal serb, Voisllav Sheshel, u ka thënë reporterëve që ai do të vazhdojë që të hedh gaz dhe flakë mbi flamurin e shtetit kroat, shkruan Periskopi.

Sheshel thotë se këtë veprim të tij e kanë parë dhe dëshmitarë dhe sigurimi i Kuvendit, por thotë që nuk e di pse gazetarët kanë shpifur për të vërtetën e kësaj ngjarje, kur për veprimin e tij kishte edhe fotografi

Megjithatë lidhur me këtë ngjarje, Kuvendi i Serbisë, ka thënë se nuk ka asnjë fotografi apo video, në të cilën shihet lideri i Partisë Radikale Serbe, se Voisllav Sheshel, e ka përdhosur flamurin kroat, shkruan Danas, transmeton Periskopi.

“ Kamerat e Parlamentit të Serbisë nuk e mublojnë atë pjesë ku flamujt janë të pozicionuar, sepse ai pozicion është një kënd i vdekur, të cilin kamerat nuk mund të mbulojnë” thuhej në komunikatën e Kuvendit të Serbisë.

“Është një situatë shumë konfuze. Unë do të hapi dhe një rast ne Gjykatë, dhe ju thoni që nuk ka ndodhur një përdhosje e flamurit. Nuk e di se si të përgjigjem”, ka deklaruar Sheshel para gazetarëve, shkruan Periskopi.

Ai u ka thënë gazetarëve që të pyesin ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, nëse ekzistojnë filmime të hyrjes së Kuvendit të Serbisë, ku ka ndodhur incidenti me flamurin kroat.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai pret që ai të jetë i privuar nga mandati i tij pas vendimit në parlamentin , Sheshelj ka thtënë se nuk e pa arsyen për këtë, pasi që ai tashmë kishte vuajtur dënimin.

Përndryshe kjo nuk është hera e parë që Sheshel bënë një veprim të tillë. Ai edhe më herët e ka djegur flamurin kroat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme