Shkrimtari më i madh amerikan: Trump është një mashtrim i madh

Të përkthyer e gjeni intervistën e dhënë para tre ditësh për The New York Times, të shkrimtarit më të vlerësuar amerikan të gjysmës së dytë të shekullit XX, Philip Roth.

Roth është pensionuar para tre vitesh dhe bën një jetë të qetë në Upper West Side. Ai takon shokë, sheh filma të vjetër, shkon nëpër koncerte, e kontrollon e-mailin edhe në moshë kaq të shtyer. Ai duket i qeshur dhe i kënaqur. Është mjaft i menduar, dhe kur i teket, bëhet edhe shakaxhi.

Ai kishte pranuar të intervistohej për Charles McGrathin e NYT por vetëm përmes e-mailit sepse donte të kishte kohë që të mendohej për atë që do të thoshte – përcjell Periskopi.

McGrath

Pas pak muajsh ju do të bëheni 85 vjeçar. A ndiheni i plakur? Si ka qenë periudha e plakjes?

Roth

Po, në vetëm pak muaj unë do të lë moshën e shtyer për të hyrë në moshën shumë të shtyer – duke hyrë më thellë e më thellë përditë në të frikshmen Luginë të Hijeve. Tash për tash është një ndjenjë e mahnitshme të gjej veten këtu, të gjallë, pas mbarimit të çdo dite. Kur bie në shtrat netëve buzëqesh e mendoj, “E jetova një ditë tjetër.” E më pas është e mahnitshme kur pas tetë orësh zgjohem dhe shoh se është mëngjesi i një dite tjetër dhe që unë po frymoj përsëri. “I mbijetova një tjetër nate,” mendoj dhe më qeshet përsëri. Bie të fle duke buzëqeshur dhe zgjohem po njësoj, duke buzëqeshur. Jam shumë i kënaqur që jam ende gjallë. Për më tepër, kur kjo ndodh, siç ka ndodhur, javë pas jave dhe muaj pas muaji qëkur nisa të bëja Sigurimin Social, kjo më krijoi iluzionin se në të vërtetë nuk do të ketë një fund, megjithëse e di natyrisht që mund të marrë fund në çdo sekond. Është diçka si të luash një lojë, ditë pas dite, një lojë të rrezikshme që pavarësisht shanseve më të dobëta, po vazhdoj ta fitojë. Do ta shohim edhe për sa kohë do të jem me fat.

McGrath

Tash që jeni pensionuar si një romancier, a iu mungon të shkruarit, ose a mendoni që të ktheheni në zanatin tuaj?

Roth

Jo. Kjo sepse kushtet që më bënë të ndalja të shkruarit e fiksionit shtatë vite më parë nuk kanë ndryshuar. Siç them në “Pse të shkruash?,” të vitit 2010, unë e kam një “dyshim të fortë se nuk do të bëja punë të mirë, pos ndonjë gjëje inferiore. Nuk kam pasur gjatë kësaj kohe njëfarë vitaliteti mendor ose energji verbale ose forcë fizike të nevojshme që të duroja ndonjë sulm të fortë kreativiteti sa të shtrija një strukturë komplekse që e kërkon një novelë… çdo talent i ka termet e saj – natyrën e saj, fushën e saj, forcën e saj; poashtu, termet e saj, dhe afatin e saj… askush nuk mund të jetë i frytshëm përgjithmonë.”

McGrath

Kur e mendoni të shkuarën, çka iu vetëtinë në mendje kur kujtoni 50 vitet tuaja si shkrimtar?

Roth

Dehje e rënkima. Frustrime dhe liri. Inpsirime dhe pasiguri. Bollëk e zbrazëti. Vetëtima përndritëse dhe ngatërresa. Repertuarin e përditshëm të luhatjes mes këtyre dualiteteve që përmenda në të cilat përsillet çdo talent – dhe e harrova vetminë tepër të madhe poashtu. Dhe heshtje: 50 vite në një dhomë të qetë si fundi i një pishine, në telashe, e kur gjithçka shkonte mirë, mund të bëja minimumin e lejueshëm të përditshëm të prozës sime.

McGrath

Në “Pse shkruaj?” ju e rishtypët esenë tuaj të famshme “Të shkruash fiksionin amerikan,” e cila argumenton që realiteti amerikan është aq i çmendur sa gati e kapërcen imagjinatën e shkrimtarit. Ishte viti 1960 kur ju e thatë atë gjë. Çka tash? A e keni parashikuar atëherë një Amerikë të cilën e jetojmë sot?

Roth

Askush që e njoh nuk e ka parashikuar këtë Amerikë. Askush nuk mund të kishte imagjinuar që katastrofa e shekullit të XXI do të ndodhte në Amerikë. Dhe që më e keqja e të këqijave, nuk do të ishte, Big Brotheri Orwellian por komedia qesharake e figurës së bufonit mburracak. Sa naiv isha në vitet 60 kur mendoja që ishte amerikan që po jetoja në kohëra prosperuese! Por si mund ta dija unë për atë që do të ndodhte në vitin 1963, ose për vitin 1968, ose 1974, ose 2001 ose 2016?

McGrath

Novela juaj e vitit 2004, “Komplot kundër Amerikës,” duket shumë parashikuese sot. Kur novela u botua, disa njerëz e panë si një komentim për administratën e Bushit, por atëherë nuk kishte as afërsisht aq shumë paralele sa ka administrata e sotme me librin tuaj.

Roth

Sado parashikues që “Komplot kundër Amerikës” t’iu duket juve, ka padyshim dallime enorme ndërmjet rrethanave politike që i shpika për Amerikën në vitin 1940 dhe fatkeqësisë politike që na frikëson neve sot. Ka një dallim në staturë mes Presidentit Lindbergh dhe presidentit Trump. Charles Lindbergh, në jetën ashtu si në novelën time, mund të ishte një racist dhe një antisemit i vërtetë, dhe një supremacist i bardhë i afërt me fashizmin, – por ai ishte poashtu – shkaku i heroizmit të jashtëzakonshëm të fluturimit vetjan trans-atlantik kur ishte 25 vjeç – një hero autentik amerikan 13 vjet më parë se ta bëja që ta fitonte presidencën. Lindberghu, historikisht, ishte një pilot i ri kurajoz më 1927, për herë të parë, që fluturoi nonstop andej-këndej Atlantikut, nga Long Island në Paris. Trumpi, në krahasim me të, është një mashtrim i madh, një shumë e keqe e të gjitha mangësive të tij, një shmangie e gjithçkaje për ideologjinë e pangopur për megalomani.

McGrath

Një prej temave tuaja të vazhdueshme ka qenë dëshira mashkullore seksuale – dëshira e prishtur, dhe manifestimet e tij të shumta. Çfarë mendoni për momentin me të cilin po përballemi tash, me aq shumë gra që po dalin dhe po akuzojnë publikisht njerëz të rëndësishëm për abuzim dhe ngacmim seksual?

Roth

Unë jam, siç po nënkuptoni edhe ju, jo aq i çuditshëm si novelist për furitë erotike. Mashkulli që rrëmbehet nga tundimet e tij seksuale është një nga aspektet e jetës së një mashkulli për të cilën kam shkruar në disa prej librave të mi. Dhe, nuk jam habitur aspak me ato që kam lexuar nëpër gazeta këto muaj.

Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme