“Shkupi 2014”, s’ka vendim për dislokime të tjera

Largimi i përmendores së Andon Qose mbetet e vetmja nga projekti “Shkupi 2014” i cili u hoq me vendim të Qeverisë. Deri më tash për asnjërin nga përmendoret, statujat ose objektet nuk ka vendim qeveritar për tërheqje apo dislokim, edhe pse Komisioni i Ministrisë së Kulturës i cili merret me shqyrtimin e projektit “Shkupi 2014” tanimë një kohë i ka dorëzuar ministrit Allagjozovski rekomandimet për dislokim të disa përmendoreve si: Aleksandri i Madh, Filipi i dytë, Nënë Tereza, Porta Maqedonia, grupi i 32 skulpturave, suveniret me motive të projektit Shkupi 2014 e të tjera.

Njëri nga anëtarët e Komisionit për shqyrtimin e projektit Shkupi 2014 thotë se punimet e tyre shkojnë me një ritëm të ngadaltë dhe se nevojitet kohë e gjatë për shqyrtimin e të gjitha objekteve.

Po punohet në analizimin e objekteve, nuk po shkon shpejtë, puna shkon shumë ngadalë sepse flitet për një material shumë të gjerë. Pjesa më e madhe e skulpturave kanë kaluar, në radhë janë objektet ku pritet të kemi më shumë punë. Këta objektet ku në ndërtesa ka skulptura. 3:20 Dokumentacioni është dorëzuar në shumë vende, kështu që e kemi rëndë t’i marrim dokumentet e nevojshme si p.sh projekte për objekte. Ende nuk është filluar analiza për ndryshimin e fasadave dhe mendoj se aty është puna më e madhe – deklaroi Martin Panovski, Kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë.

Gjatë ditës së djeshme kreu i komunës Qendër Sasha Bogdanoviq deklaroi se do të bëhet dislokimi i shumë objekteve që janë të vendosur në territorin e kësaj komune, pa mos zbuluar se cili do të ishte objekti i radhës. Gjatë muajit shkurt Qyteti i Shkupit largoi përmendoren e Andon Janev Qose. e vendosur para Gjykatës Supreme në Shkup, pas vendimit të Inspektoratit ndërtimor të komunës Qendër i cili konstatoi një sërë shkeljesh ligjore gjatë vendosjes së tij vite më parë. Komuna e Sopishtës kërkoi që kjo përmendore të vendoset në territorin e saj, mirëpo një gjë e tillë nuk u lejua nga kreu i Shkupit Shilegov i cili deklaroi se ajo nuk mund as të jepet e as të merret pa mos përfunduar proceset gjyqësore që janë ngritur për të, që kishin të bëjnë me shoqatën e cila kishte dhuruar këtë përmendore dhe firmën e cila kishte punuar të njëjtën.

Lini Një Koment