Shokuese në Fier, bashkëjetuesi i nënës abuzon seksualisht me 12-vjeçaren

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një fshat të Fierit, ku një 12 vjeçare është abuzuar seksualisht nga bashkëjetuesi i nënës së saj.

52-vjeçari dyshohet se ka abuzuar me vajzën që në moshën 6-vjeçare si dhe nëna e të miturës jo vetëm që ka qenë në dijeni të ngjarjes, por burime nga policia për Gazeta Express bëjnë me dije se ajo ka qenë edhe nxitëse që bashkëjetuesi i saj të abuzoj seksualisht më vajzën e mitur.

Ilmi Hoxhaj dhe Selvi Yzeiraj të dy banues në fshatin Mbyet, Fier janë prangosur nga policia ditën e sotme pas dëshmisë rrëqethëse të vajzës.

Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë të dyshuara si Cannabis Sattivas ku 21 bime i’u gjetën të mbjella në oborrin e banesës.

Gjithashtu  në banesë i’u gjetën dhe i’u sekuestrua një sasi prej 41.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (i tharë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Lini Një Koment