Short i kurdisur: Shikoni se si manipuloi Andriy Shevchenko (Video)

Hije të tjera dyshimi mbi UEFA-n dhe paracaktimin e shortit të gjysmëfinaleve, kanë ardhur nga Italia.

Paraditen e sotme, në platformën e shitjeve të biletave online, klubi kryeqytetas i Romës ofronte bileta për sfidën Roma-Genoa më 18 prill dhe Roma-Liverpool më 2 Maj, ndonëse shorti i Championsit nuk ishte hedhur ende.

Klubi kryeqytetas reagoi shumë shpejt dhe hoqi ndeshjen me anglezët nga platforma, por fotoja bëri xhiron e botës, ndërsa shorti i hedhur në Nion, në orën 13:00 konfirmoi pikërisht Liverpoolin përballë Romës dhe gjithashtu më 2 maj takimin Roma-Liverpool.

Ky është një skandal, ndërkohë që edhe pamjet e shortit të sotëm konfirmojnë edhe dyshime të tjera. Siç shihet edhe në pamje futbollisti ukrainas ka predispozitën për të tërhequr një gogël të caktuar pa e përzier.

Lini Një Koment