Shpati nuk po mund të pajtohet me martesën e Afërditës me hokeistin çek, ja çka bën tani!

Shpat Kasapi duket që nuk e ka pritur aspak mirë martesën e ish të fejuarës së tij, modeles dhe këngëtares Afërdita Dreshajt.

Kjo e fundit pritet shumë shpejtë ta kurorëzojë dashurinë me hokeistin çek, Jakub Kindl teksa çifti po bën edhe përgatitjet e dasmës, shkruan Indeksonline.

Shpati së fundmi në rrjetin e tij social Instagram ka postuar një fotografi duke shikuar vetën në pasqyrë, ndërsa ka shkruar:

“Pasqyr moj pasqyr kush esht me I bukur un apo borbardhi ?”

Duket që kjo pyetje shkon për Afërditën, pasi i fejuari i saj është biond.

Kujtojmë që javë më parë Shpati përmes një pyetje drejtuar shoqes së Afërditës, Xhesika Berberi edhe një herë dha sinjal se po e përjeton jashtëzakonisht keq faktin që e ka humbur përgjithmonë modelen.

Lini Një Koment