Shpend Ahmeti merr edhe një përkrahje të rëndësishme nga qeveria e Haradinajt

“Sot, në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime. Falenderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.

Në dy javet në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën”, ka shkruar në rrjetin e tij social, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ndonëse është kujdesur që mos të shpreh asnjë falënderim për Qeverinë e Kosovës, megjithatë komiteti ndërministror është ekskluzivisht në kompetencë të Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj, kohë më parë zhbllokoi edhe ligjin për kryeqytetin, sikundërse kishte marrë vendim që Pallati i Rinisë të kaloj në duar të Komunës së Prishtinës, që kështu t’i hapej rruga financimit nga Komisioni Evropian. Njëkohësisht, Haradinaj kishte zhbllokuar edhe procession e “Ligjit për Prishtinës”, gjë që i mundëson kryeqytetit të arkëtojë 10 milionë euro buxhet vjetor më shumë.

Ky ështe vendimi i tretë brenda një kohe të shkurtër i Haradinajt në favor të bashkëpartiakut të tij të ardhshëm, siç njoftojnë burimet e portalit Sakte.net.

Lexo edhe:

http://www.sakte.net/ekskluzive-shpend-ahmeti-pritet-te-kaloje-ne-aak/

Lini Një Koment