Shpend Ahmeti nuk beson më se opozita mund të bashkohet (Video)

Ai ishte një ndër promotorët më të zëshëm të domosdoshmërisë së bashkimit të opozitës në Kosovë, mirëpo zhvillimet e fundit politike e kanë zbehur optimizmin e tij se në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, partitë opozitare në Kosovë,Vetëvendosje, AAK dhe NISMA do të mund të bashkoheshin rreth një platforme të përbashkët. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet në intervistën Saktë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Gjasat që Vetëvendosje, AAK dhe NISMA të jenë në një koalicion parazgjedhor janë të vogla, për të mos thënë gati se të pamundura”, ka deklaruar Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka folur për punën e tij në Komunën e Prishtinës dhe ka zbuluar ekskluzivisht disa projekte të reja që janë planifikuar për kryeqytetasit. Ai gjithashtu ka folur edhe për tema tema të tjera, duke përfshirë edhe situatën e fundit politike në Maqedoni.

Intervista e plotë “Saktë” me autor Xhevdet Pozharin transmetohet çdo të premte në ora 22:15 në portalin Sakte.net dhe në televizionin First Channel./Sakte.net

 

Lini Një Koment