Shpend Ahmeti prezanton shtandet e librashitësve në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka prezantuar projektin se si do të duken tezgat e librashitësve në kryeqytet.

“Para disa muajsh me konkurs kemi vendosur mbi dukjen e re të librashitësve në shesh. Tani në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me DEMOSin zviceran është publikuar tenderi për ndërtimin e tyre”, ka thënë Ahmeti, raporton Koha.net.

“Në fillim të vitit 2017 do të kemi dukje të re për librin”, potencoi kreu i Komunës, ndërsa tha se lokacionet që shihen në fotot e shpërndara prej tij janë vetëm për ilustrim.

Lini Një Koment