Shqipëri-Izrael, Etrit Berisha: Ja si marrim vendin e dytë

E hënë, 31 Tetor 2016 – Sakte.net

Në prag të ndeshjes kundër Izraelit, portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha po kalon një formë të shkëlqyer fizike me skuadrën e tij.

Në një intervistë për ‘Supersport”, Berisha beson se në rast fitore kundër Izraelit atëherë do të jetë një mundësi e artë për të marrë vendin e dytë.

“Më Kombëtaren kemi një ndeshje deçizive. Mendoj që kemi mundësi të mira për të arritur në vendin e dytë. Për fat të mirë të gjithë lojtarët duken në formë të mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kjo ndeshje duhet të na gjejë në formën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai.

Ndeshja Shqipëri Izrael do të luhet më 12 nëntor në “Loro Boriçi”.

Lini Një Koment