Shqiptari shkoi në Serbi për të blerë tokë: E rrëmbyen dhe kërkuan 100 mijë euro, në fund u habitën

Një shqiptar nga Kosova o cili merret me shitblerjen e patundshmërive, u zhduk më 17 prill në Rashkë të Serbisë. P.Shaqiri nga Vushtrria kishte shkuar atje duke menduar se do të arrinte një marrëveshje rreth blerjes së një toke në Kosovë.


Mirëpo, Ivan S dhe Zoran  e rrëmbyen Shaqirin dhe kërkuan një shumë të madhe parash nga familja e tij për t’a liruar. Ata u burgosën të hënën, kur u kapën me 20 mijë euro të cilat sapo ia kishte dorëzuar partneri i Shaqirit në biznes, transmeton GazetaMetro.net

Ivani nga Beogradi dhe Zorani nga Kurshumlia u arrestuan për kidnapimin e 50 vjaçarit P. Shaqiri duke i kërkuar familjes së tij të paguante 100 mijë euro për lirimin e tij.

“Dyshohet se të burgosurit kanë ditur që Shaqiri posedon shuma të mëdha parash sepse është i suksesshëm në ndërmjetësime dhe shitjen e tokës në Kosovë. Ata kanë planifikuar një kohë të gjatë si ta qesin në kurth shqiptarin dhe ta rrëmbejnë. Në muajin prill arritën që me shqiptarin të aranzhojnë një takim në Rashkë, ku do të merreshin vesh për shitjen e tokës. Shaqiri erdhi vetë. Pas takimit të shkurtër, ata i propozuan që të shkonin në shtëpinë e Ivanit në Arandjelovac. Aty e gjunjëzuan dhe e lidhën, e pastaj e mbajnë të ‘burgosur’ për dy ditë”, thotë ka thënë një burim i policisë serbe për media.

Pas kësaj, tregon burimi, ata kërkuan nga partneri në biznes dhe nga familja e Shaqirit 100 mijë euro.

“Partneri i Shaqirit që kishte biseduar me rrëmbyesit kishte vënë kontakt me policinë. Me këta u morr vesh që të shkonte në takim me Ivanin dhe Zoranin dhe me vete të merrte 20 mijë euro me kartëmonedha të shënuara. Poashtu iu tha që nëse rrëmbyesit e pyesin pse ka sjellë aq pak para, të u thoshte se nuk mund të mblidhte më shumë për kohë kaq të shkurtër”, ka  treguar ky burim në policinë serbe.

E duket se rrëmbyesit as që menduan se partneri i biznesit i Shaqirit do ta lajmëronte rastin në polici, dhe se me paratë numri serik i të cilave ishte shënuar paraprakisht, do të paraqitej në vendin ku ishin marrë vesh.

“Të dy rrëmbyesit dhe partneri biznesor i Shaqirit u takuan në restaurant Lion në Beograd. Inspektorët (në rroba civile) tashmë ishin vendosur në të gjitha anët. Kishin mbuluar të gjitha daljet, ashtu që rrëmbyesit të mos mund të iknin. Menjëherë pas dorëzimit të zarfit me 20 mijë euro, inspektorët u hodhën dhe i arrestuan. Ivan dhe Zoran ishin të habitur sepse nuk kishin pritur që shqiptari do i lajmëronte në policinë serbe”, thotë tutje ky burim.

Të arrestuarit menjëherë i treguan policisë se ku gjendej Shqiri, i cili shpejt u gjet në një pushimoren e Ivanit, ndërsa atyre fillimisht iu caktua paraburgimi 48 orësh. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme