Shtinë me armë zyrtare, suspendohen pesë policë në Leposaviq

Pesë policë të Kosovës të stacionit të Leposaviqit janë suspenduar mbrëmë bëjnë të ditur burime të KosovaPress.

Sipas këtyre burimeve policët në gjendje të dehur kanë shtënë me armët e tyre zyrtare në një kafene të këtij qyteti dhe ajër duke shqetësuar banorët e asaj pjese.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 15, ndërsa suspendimi është bërë për 48 orë.
Agjencia KP thotë të ketë bërë përpjekje të marrë një deklaratë nga policia e veriut, por askush nuk e ka hapur telefonin.

Lini Një Koment