Shukri Buja braktis PDK’në për një parti tjetër

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja, gjatë ditës së nesërme pritet që t’i bashkohet partisë së Fatmir Limajt, bëjnë të ditur burime të Gazetës Express.
Ish-kryetari i komunës së Lipjanit të enjten, në orët e pasdites, do të prezantohet në një konferencë për media si anëtar i ri Nismës për Kosovën.

“Kalimi i Bujës në Nisma do të bëhet publik nesër në orën 14”, kanë bërë të ditur burimet e Express.

Buja javë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së PDK’së në Lipjan.

Në njoftimin për dorëheqje, ai kishte thënë po ashtu se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Lipjanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme