Si erdhi në pushtet Assadi dhe kush është karikaturisti Farzat, kritiku i tij më i madh sirian

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, lindi në Damask, është biri i ish-presidentit Hafez al-Assad.

Bashar al-Assad, mori gjithë trashëgiminë e babait të tij. Babai i tij vdiq në vitin 2000, e deri atëherë, ai e kishte përgatitur të birin për marrjen e pushtetit. Me të marrë pushtetin, Bashar al-Assadi edhe ndryshoi Kushtetutën e Sirisë, transmeton Koha.net.

Kërkesa minimale e moshës për president ishte 40 vjeç, ndërsa ai e uli në 34, që ishte atëkohë mosha e Assadit.

Bashar al-Assad mori presidencën më 10 korrik të vitit 2000 me mbështetje të 99.7 për qind të mbështetësve të tij. Ai, gjithashtu u emërua komandant i Forcave të Armatosura siriane.

Protestat masive në Siri filluan më 26 janar të vitit 2011. Protestuesit qysh atëherë kërkonin rivendosjen e të drejtave civile. Por, protestat u kthyen në dhuna masive nga qeveria siriane kundrejt qytetarëve të pafajshëm.

Atë kohë, SHBA-ja vendosi sanksione të kufizuara kundër qeverisë së Assadit. Edhe BE-ja, ra dakord të mbahej një takim në Bruksel po për këtë çështje kundrejt Assadit.

Sekretarja e SHBA-së, atë kohë, Hillary Clinton, tha se Assadit i kishte humbur legjitimiteti si President. Presidenti i atëhershëm Barack Obama, i kishte kërkua me një deklaratë me shkrim Assadit të hiqte dorë nga sulmet.

Por, kjo nuk e ndali asnjëherë Assadin.

Ali Farzat, kritiku sirian i qeverisë së Assadit

Një kritik i madh i qeverisë së Assadit ishte karikaturisti Ali Farzat. Mediet e Assadit, paralajmëronin se Farzat do ta pësonte nëse nuk ndalej.

Image

Pak ditë më vonë, Farzati u sulmua derisa iu thyen dy duart dhe mori trauma të forta në kokë. Ai u shtrua në spital pothuajse pranë vdekjes.

Por, me të marrë vetën, ai menjëherë e kishte punuar një karikaturë, i shtrirë në spital.

“Më dhemb kur qesh! Por kur mendoj që Assadi ka frikë nga një laps, atëherë nuk mundem të ndalem duke qeshur!”, shkruhej në karikaturën e Farzatit, e cila bëri bujë nëpër botë, transmeton Koha.net.

Image

TIMES, e emëroi Farzatin si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Farzat, është karikaturist anti-qeveritar, që synim i ka kryesisht figurat e qeverisë, veçanërisht atë të Assadit.

Gjatë Luftës Civile, deri më 10 janar të vitit 2012, qeveria siriane kishte vrarë mbi 5 mijë civilë dhe protestues, ndërsa 1,100 njerëz të pafajshëm ishin vrarë nga forcat e armatosura terroriste.

Karikaturat e Farzatit tregojnë figurën dominonte të Assadit, muskulore dhe diktatoriale.

Karikaturat e tij tregojnë burokracinë, korrupsionin dhe hipokrizinë brenda qeverisë dhe elitës së pasur. Karikaturat, zakonisht janë pa titra. Me këto karikatura, ai fitoi respektin e qytetarëve në Siri e nëpër botë.

Në vitin 2015, ishte presidenti rus Vladimir Putin, që po ashtu nisi t’i ofronte ndihmë Assadit. Raportohej se po i ofronte trajnime ushtarëve dhe po i furnizonte me armë.

Në dhjetor të 2016-ës, forcat e Assadit kishin rimarrë gjysmën e Aleppos. Por, ai paralajmëronte se ishin në prag të rikthimit të Luftës Civile.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca sulmojnë Sirinë

Por, pas kritikave të shumta që Assadi mori edhe nga fuqitë perëndimore, më 14 prill 2018, SHBA-ja në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Francën sulmuan disa caqe të regjimit sirian.

Kanada, Gjermania, Turqia, NATO e disa shtete perëndimore përshëndetën këtë sulm. Përderisa, Rusia ishte kundërshtarja më e madhe. Pas sulmit, ambasadori rus, Anatoly Antonov, kishte paralajmëruar pasoja për SHBA-në. Kundërshtare ishte edhe Kina.

Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva, një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qendër e rëndësishme komande, gjithashtu në afërsi të Holmsit.

Pas kësaj, u mblodh edhe Këshillit i Sigurimit të OKB-së dhe NATO, për të diskutuar rreth sulmit mbi Siri.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dështuar të miratojë një rezolutë të hartuar nga Rusia të shtunën që do të dënonte “agresionin kundër Republikës Arabe të Sirisë nga SHBA-ja dhe aleatët e saj në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së”.

Vetëm Rusia, Kina dhe Bolivia votuan pro këtij drafti. Tetë vende votuan kundër draftit ndërsa pesë abstenuan. Rezoluta, për t’u miratuar, duhet t’i ketë nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Rusia, Kina, Franca, Britania apo SHBA-ja.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme